Plotesojeni kartelen me semundjet qe kane patur paraardhesit tuaj dhe nga farefisi. Qellimi I keti plotesimi I kesaj kartele eshte qe te fokusoni shendetin e pergjithshem te familjes. Rekomandohet qe ju mundesisht te gjurmoni historine shendetesore qe prej 3-4 breza.
Posted in e pa kategorizuar | No Comments »
Faktoret rriskues qe ju nuk mund ti ndryshoni
Rritjen e moshes – rreth 85% te njerezve qe vdesin nga semundja arterie koronar jane te moshes 65 vjeç ose me te moshuar.
Gjinia Mashkullore
Menopauza
Historia familjare
Faktoret rriskues qe ju mund ti ndryshoni
Pirja e duhanit – Lereni duhanin dhe qendroni larg ambienteve ku tymoset cigare. Ne te kundert ju ktheheni ne pires duhani pasiv (pra pini duhan nga ambienti ku rrini edhe pse ju nuk e pini cigaren).
Kolesteroli – Tepricat e lipideve (substancat yndyrore: kolesteroli dhe trigliceridet) veçanerisht ne formen e kolesterolit LDL, I cili shkakton depozitimin e yndyrnave brenda arterieve duke bllokuar rrjedhien e gjakut sidomos ne zemren tuaj.
Diabeti – Diabeti ndosh kur trupi nuk eshte ne gjendje te prodhoje hormonin e insulines, si rezulat kemi rritje te nivelit te sheqerit ne gjak, per rrjedhoje do te kemi demtimin e mureve te arterieve.
Mungesa e ushtrimeve fizike – Ushtrimet fizike ndihmojne qe zemra te pompoje me shume gjak ne trup, gjithashtu ul presionin e gjakut, zvogelon streset, mbajtjen e nje peshe trupore te shendetshme.
Mbipesha – Sa me shume peshoni, me te veshtire e beni punen e zemres tuaj per te derguar gjak ne çdo pjese te trupit. Mbipesha kontribuon ne fillimin e semundjes kardiovaskulare.
Dieta me permbajtje te larte yndyre – Nje thenie e vjeter thote “you are what you eat”, e perkthyer “ju jeni ajo çfare hani” apo “fasule hani, fasule jeni” dhe kjo eshte mese e vertete.
Ne menyre te veçante kur shfaqet semundja kardivaskulare, 4 jane faktoret rriskues qe lidhen me nje diete te pasur me yndyrna:
Presioni i larte i gjakut
Permbajtja e larte e kolesterolit ne gjak
Diabeti
Dhe Obeziteti (mbipesha)
Posted in e pa kategorizuar | No Comments »
Te njihemi me dy tipet e diabetit
Tipi 1
Pankreasi juaj prodhon pak ose aspak hormonin insuline.
Tipi 2
Pankreasi juaj nuk prodhon aq sa duhet insuline dhe/ose nuk eshte kaq eficente sa duhet te prodhoje. Kjo quhet “insuline-rezistence”. Diabeti i Tipit 2 eshte tipi qe preken me shume te rriturit.
Pre-Diabet
Ndodh kur nivelet e glukozes ne gjak jane me te larta se normalet, por jo aq te larta se ato te Diabetit Tipi 2. Keshtu ju jeni te rrezikuar qe te prekeni me vone nga Diabeti Tipi 2.
Nese diabeti ka hyre ne familjen tuaj, ju jeni me i predispozuar per tu prekur apo per te zhvilluar kete semundje.
Diabetet jane semundje ku trupi (pankreasi) nuk prodhon ne menyre te efektive insuline, nje hormon I nevojshem per kthimin e glukozes dhe ushqimeve te tjera ne energji. Kur insulina nuk rpodhohet aq sa duhet nga pankreasi, kemi grumbullim te sheqerit ne gjak. Keshtu ne se lihet i patrajtuar, Diabetet mund te çojne ne disa probleme mjeksore serioze, perfshire ketu semundje zemre apo goditje ne tru.
Edhe kur nivelet e glukozes jane te menaxhueshme, diabetiket jane ne rrezik te vazhdueshem per jeten. Ne fakt 2 nga 3 diabetike vdesin nga atake ne zemer ose goditje ne tru.
Shenim: Kur niveli i glukozes ne gjak eshte 100 – 125mg/dL keta individe duhet te konsiderohen pre-diabetike, ndersa 126mg/dL ose me shume do te klasifikohen diabetike. Nese jeni prediabetike apo diabetike ju duhet te:
• Mos pini duhan
• Mbani nje peshe trupore te shendetshme
• Kontrolloni kolesterolin dhe presionin e gjakut
• Perdorni nje diete ushqimore e cila te jete me permbajtje te ulet te yndyrnave te saturuara (shtazore) dhe sa me pak transfat (yndyrna te pasaturuara) e me pak kripe gjelle dhe sheqer fabrike.
• Planifikoni mundim fizik te pakten 3 here ne jave dhe te fokusoheni ne aktivitetin aerobi (20 – 30 minuta per cikel).
• Bisedoni me mjekun tuaj per dozen e aspirines
Per te manaxhuar diabetin futni ne perdorim aparatin CONTOUR ose BREEZE te prodhuara nga kompania BAYER. Me shume informacion: www.bayerdiabetes.com
Tags: Diabeti, kolesteroli, tipi 1, tipi 2, tipi I, tipi II, yndyrna
Posted in Diabeti | No Comments »
| Kategoria |
Sistolik (mmHg) |
Diastolik (mmHg) |
| |
|
|
| Optimal* |
< 120 |
< 80 |
| Normal |
< 130 |
< 85 |
| |
|
|
| Hipertension |
130 - 139 |
85 - 89 |
| Stadi 1 |
140 - 159 |
90 - 99 |
| Stadi 2 |
160 - 179 |
100 - 109 |
| Stadi 3 |
≥ 180 |
≥ 110 |
Shenim: Kur nuk merrni medikamente antihipertension dhe nuk jeni aktualisht i semure.
Posted in Zemra | No Comments »
Per vetekontrollin e peshes ideale te shendetshme mund te perdorni treguesin BMI (body mass index), i perkthyer: treguesi i mases trupore. BMI llogaritet si raport i peshes ne kilograme me katrorin e gjatesise ne metra. Nese vlerat e BMI-se jane ndermjet vlerave 18.5 -24.9 - jeni ne nivelet normale te peshes tuaj trupore.

Vetekontrolli i mesit apo belit:
Per femrat:
Perimetri i belit jo me shume se 79 cm
Per meshkujt:
Perimetri i belit jo me shume se 101.6 cm
Posted in Pesha dhe mbipesha | No Comments »